Deputeti i Nismës, Milaim Zeka është deklaruar për rastin për të cilin është i akuzuar.
Ka nisur gjyqi për mashtrimin me viza punësimi në Gjermani, ku por Zekës, të akuzuar janë edhe Edmond Kërliu dhe Ilir Krasniqi.
Zeka në gjykim, sot është deklaruar i pafajshëm për këtë çështje.
Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thënë sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës se ndihet i pafajshëm për veprën që e ka ngarkuar prokuroria, madje nuk po e kupton as aktakuzën.
Në këtë rast penal, nuk është vetëm Milaim Zeka i akuzuar. Prokuroria i ka cilësuar si bashkëpunëtor të tij edhe Edmond Kërliun dhe Ilir Krasniqin për të cilët po dyshohet se kanë bërë mashtrime përmes një biznesi që reklamohej si agjenci punësimi.
Prokuroria Speciale e Kosovës, thotë se të tre kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune, mirëpo, të tretë janë deklaruar sot të pafajshëm.
Milaim Zeka, Edmond Kërliu dhe Ilir Krasniqi akuzohen për vepra penale të mashtrimit, shmangia nga tatimi si dhe për veprën penale të pastrimit të parave.
Sipas prokurorisë, që të tre, që nga viti 2016 e deri në mars të 2017, me qëllim të përftimit të kundërligjshëm pasuror kanë regjistruar biznesin si agjencion punësimi dhe kanë paraqitur fakte të rreme për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka kanë mashtruar 900 aplikuar për viza pune.