
Një i ri kosovar është gjetur pa shenja jete në Britani.
Një shqiptar nga Kosova është gjendur i vdekur në një qeli në Belmarsh të Britanisë.
Liridon Saliuka, 29 vjeçar, për më shumë se 20 vite jetonte me familje në Londër.
Ai është gjendur i vdekur më 2 janar 2020 në qelinë e tij, në qelinë e sigurisë së lartë në Belmarsh.
Tashmë është hapur një hetim zyrtar për vdekjen e tij.
Autoritetet britanike e kanë konsideruar si marrje e jetës së vet, por familja e tij vë në dyshime vonesën e rezultateve të obduksionit, dhe nuk pajtohen me to.
Saliuka, jetonte në qytetin Harroë në veri-perëndim të Londrës, dhe ishte në ndalim që nga vera e kaluar kur u prangos dhe u akuzua për privim nga jeta në një klub në lindje të Londrës.
Ai e kishte mohuar se ishte përfshirë në atë rast.
Motra e Liridonit, Dita, i ka thënë prestigjiozes The Guardian se autopsia e tij nuk ishte kryer ende në mënyrë që familja ta shikonte trupin.
Liridoni, dy vite më parë kishte pësuar aksident të rëndë me veturë, dhe i ishin ngjitur pllaka metalike në trup, duke ia vështirësuar, ecjen ose qëndrimin në këmbë në periudha të gjata.
Motra e tij kishte shprehur shqetësimin rreth gjendjes së tij në qeli, pasi kishte folur më të për kushtet brenda qelisë përfshirë rrezikun për jetë.
Selen Cavcav, punonjës një organizatë që mbështet të afërmit në gjykatat tha se “Vdekja e Liridonit është shqetësuese. Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij”.