Akuzohen se morën peng kosovarin në Vlorë, merret vendimi për tre të dyshuarit

20:26 | 14 Dhjetor 2025
Akuzohen se morën peng kosovarin në Vlorë, merret vendimi për tre të dyshuarit

Ka përfunduar seanca gjyqësore për tre personat e arrestuar si të dyshuar për marrjen peng tw njw kosovari në Vlorë, ku gjykata atje ka vendosur dy masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë “arrest në shtëpi”.

Sipas vendimit, për Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj është caktuar masa arrest në burg, ndërsa për Vilson Agaj është vendosur masa arrest në shtëpi.

Tre të dyshuarit pritet të hetohen në vijim për veprën penale të pengmarrjes, ndërsa organet e drejtësisë do të vijojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bëhet e ditur se kosovari ishte mbajtur peng prej dyjavësh në një apartament shumë pranë drejtorisë së policisë së Vlorës.

Pas zbulimit të apartamentit ku mbahej i lidhur pengu, policia identifikoi dhe arrestoi tre persona të dyshuar si pengmarrës, të cilët kishin kërkuar një shumë prej 70 mijë eurosh për lirimin e pengut të identifikuar si Fisnik Xhaka nga Mitrovica.

Ka qenë motra e këtij të fundit që ka telefonuar nga Suedia policinë e Vlorës pasi kishte humbur kontaktet me të vëllain, ndërsa një tjetër version është edhe fakti që e motra ka marrë policinë e Vlorës, kur pengmarrësit i kanë kërkuar 70 mijë euro për lirimin e të vëllait./A2Cnn

Komento: