Akuzoi Europën për Albanofobi, Thaçi i përgjigjet djalit të Sorosit

18:16 | 20 Tetor 2019

Thaçi i përgjigjet djalit të Sorosit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është përgjigjur Alexander Sorosit, i cili akuzoi Bashkimin Europian për Albanofobi, pas refuzimit që iu bë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapje të negociatave për anëtarësim në bllok.

Thaçi ka thënë se nuk duhet të lihet asnjë tabu, paragjykim apo stereotip të pengojë që të ketë një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së.

“Ne nuk duhet të lëmë asnjë tabu, paragjykim apo stereotip të na pengojnë që të kemi një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së. Unë mirëpres ftesën e Alex Soros për një debat të tillë”, k shkruar Thaçi.

Komento: