Akuzoi Kushtetuesen, Kica-Xhelili i thotë Haxhiut: Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik

16:21 | 10 Janar 2024
akuzoi-kushtetuesen,-kica-xhelili-i-thote-haxhiut:-heren-tjeter-kandido-ne-ndonje-shtet-anarkik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave të Qeverisë së Kosovës.

“Ministrja Haxhiu paska përsëritur se Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformave. Na vjen keq ministre. Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik që nuk përfill kushtetutshmërinë, e ndoshta s’po të pengon më kushtetutshmëria e Republika”, shkroi Kica-Xhelili në Facebook.

Komento: