Al Hilal lëshon ‘bombën’, ofrojnë 300 milionë euro për Mbappen

13:32 | 24 July 2023

Al Hilal raportohet se ka dorëzuar ofertën zyrtare dhe që do të thyej rekord botëror në Paris Saint Germain për Kylian Mbappen.

Klubi saudit i ka dërguar PSG-së një ofertë prej 300 milionë euro në mënyrë që të hapë negociatat për të nënshkruar me Mbappen menjëherë.

Kjo do të ishte një shifër e rekordit botëror, më e madhja ndonjëherë në futboll, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Ende nuk ka negociata nga ana e lojtarit në këtë fazë por besohet se Kylian Mbappé dëshiron të qëndrojë në Evropë.

Paris Saint-Germain mbetet i bindur se Mbappé ka tashmë një marrëveshje për t’iu bashkuar Real Madridit.

Komento: