Al Hilal – Mbappe, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano jep lajmin e fundit

09:30 | 25 Korrik 2023

Asnjë bisedë mes Al Hilal dhe Mbappe

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, në këtë fazë nuk ka bisedime mes Mbappe dhe Al Hilal. Vetëm mes Al Hilal dhe PSG.

Al Hilal planifikon t’i ofrojë Kylian Mbappe pagë neto me vlerë 200 milionë euro/vit.

Mund të arrinte vetëm paketën e raportuar prej 700 milionë eurosh duke përfshirë marrëveshje komerciale – duke i lënë 100% të drejtat e imazhit Kylian.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit francez.

Komento: