Skuadra e Al Nassr ka filluar negociatat me mesfushorin e Kombëtares së Kroacisë, Marcelo Brozovic.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se mesfushori kroat është afër të arrij marrëveshje me klubin nga Arabia Saudite.
30-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, por duke parë ndikimin e madh që është duke pasur Arabia në futbollin e sotshëm, Brozo mund të transferohet atje për shifrën 15 milionë euro.
Në fakt, vlera e Brozovic në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 25 milionë euro.
Brozo pati një sezon fantastik me Interin, ku arriti në finale të UEFA Champions League. Mesfushori zhvilloi 28 ndeshje në Serie A, shënoi tre gola dhe bëri pesë asiste.