Alaramante: Numri i të infektuarve me coronavirus në Spanjë mund të jetë rreth dy milionë

15:35 | 25 April 2020

COVID-19 po vazhdon të përhapet në gjithë botën.

Sipas një studimi universitar, numri i të infektuarve me coronavirus në Spanjë mund të jetë rreth dy milionë, që është për dhjetë herë më i lart se sa shifra e tanishme zyrtare për persona të infektuar.

Ky infeksion është përhapur në Spanjë, me shpejtësi të madhe dhe pa u vërejtur, ndërsa më së shumti i ka prekur të moshuarit.

Derisa arsyet pas kësaj përhapjeje janë ende herët që të zbulohen, ekspertët konsiderojnë se mënyra shumë e shoqërueshme e jetës, si dhe lidhjet e afërta mes të rinjve dhe të moshuarve, kanë bërë që përhapja të jetë në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Pas Shteteve të Bashkuar, Spanja është shteti i dytë në botë, sa i përket përhapjes së coronavirusit, me 224 mijë të sëmurë, si dhe 52,400 viktima.

I veshur me uniformë ushtarake, mbreti spanjoll Felipe IV ka shkuar t’i vizitojë forcat ushtarake, që i kanë përshtatur njësitet, për të siguruar mbarëvajtjen e situatës gjatë kohës së pandemisë.

Ata po shfrytëzojnë dronët për kontrolle, derisa me makineri të ndryshme po kujdesen që të dezinfektojnë dhe të mbajnë gjendjen nën kontroll.

Komento: