Ukraina alarmon botën: Në Çernobil mund të përsëritet katastrofa e vitit 1986.
Ministri i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, ka reaguar pasi forcat ruse e kanë vendosur nën kontroll Çernobilin.
Kuleba thotë se në vitin 1986, bota kishte parë shkatërrimin më të madh teknologjik në Çernobil, derisa paralajmërojnë se nëse lufta ruse vazhdon, atëherë katastrofa e Çernobilit mund të ndodh përsëri, shkruan CNN.
Futjen e forcave ruse në Çernobil e ka lajmëruar këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
“Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thotë se forcat ruse janë futur në Çernobil dhe luftimet atje kanë shkatërruar impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore”, ka shkruar raporteri i NBC Richard Engel në Twitter.
Derisa presidenti ukrainas ka thënë se e kanë paralajmëruar edhe Suedinë lidhur me përpjekjen ruse në Çernobil.