Alarm në Serbi: Aeroplani amerikan nuk ardhur rastësisht në Kosovë

15:11 | 27 December 2018

Një aeroplan zbulues amerikan ka zbritur dje në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Komentuesi ushtarako-politik Miroslav Lazanski ka thënë se aeroplani zbulues amerikan “MC-12 Liberty” u ul në aeroportin e Prishtinës dje për të mbikëqyrur rrugët alternative nëpërmjet kufirit të dhëna në veri të Kosovës.

“Amerika ka 13 aeroplanë të tillë, është një avion për vëzhgim, zbulim,… Mendoj se u prezantua në vitin 2009 për përdorim operativ. Këta aeroplanë u përdorën për herë të parë në Irak dhe ai ka dy anëtarë të ekuipazhit”, citohet të ketë thënë Lazanski për TV Pink, përcjell Telegrafi.


Foto: Miroslav Lazanski

Siç ka shtuar ai, ky aeroplan ka ardhur ndoshta për të shqyrtuar dhe parë pozitën e ushtrisë serbe në pjesën jugore të Serbisë.

“Ai nuk ka për të hyrë në hapësirën ajrore të Serbisë, sepse ajo ka aftësinë për të mbikëqyrur anën e asaj, krejt çfarë ndodh, pesëdhjetë kilometra nga kufiri”.

Ndërsa duke komentuar mbi mundësinë e një konflikti në Ballkan, Lazanski ka theksuar se asgjë nuk do të ndodhë.

“Nuk ka luftë në Ballkan, së pari sepse nuk ka kapacitet për ndonjë konflikt, dhe së dyti, askujt nuk i konvenon, si dhe e treta, sepse tani që Rusia dhe Amerika që të luftojnë për Ballkanin, kjo do të ishte një pritje naive”, ka thënë Lazanski.

Komento: