
Nga janari i këtij viti e deri në muajin nëntor, 101 persona kanë vdekur nga aksidentet në komunikacion.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, është shënuar numër më i madh i viktimave në aksidente, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Njohës të komunikacionit u bëjnë thirrje institucioneve që të marrin masa parandaluese, në mënyrë që të kemi ulje të numrit të aksidenteve në trafik.Vetëm brenda periudhës janar–nëntor të këtij viti, 101 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Ky numër është më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 92 viktima.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 42 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa janë shqiptuar 1.454 tiketa trafiku. /RTK