Alarm në Turqi, 254 vikima nga koronavirusi gjatë 24-orëve

20:34 | 21 Dhjetor 2020

Gjatë 24-orëve të fundit në Turqi janë konfirmuar 254 viktima nga koronavirusi.

Në Turqi, 254 njerëz kanë vdekur në 24 të fundit, që është një numër i ri rekord ditor i vdekjeve nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sidoqoftë, numri i rasteve të reja bie në rreth 3,400 për të gjashtën ditë me radhë, raporton Reuters.

Turqia ka futur orar ndalimi dhe restorante të mbyllura për të zvogëluar përhapjen e COVID-19.

Ankara zyrtare pezulloi dje përkohësisht fluturimet nga Britania dhe vendet e tjera për shkak të shfaqjes së një lloji të ri të virusit.

Komento: