Alarm në Washington, dyshime për bombë në afërsi të Capitol Hill

19:53 | 19 August 2021

Policia e Uashingtonit po heton për një bombë aktive në afërsi të Kapitolit, në Washington.

Policia e Kapitolit amerikan tha se po negocion me shoferin e një automjeti të dyshimtë pranë Bibliotekës së Kongresit, përballë ndërtesës së Kapitolit dhe Gjykatës Supreme.

Motivet e shoferit mbeten ende të paditura, raporton BBC. Mësohet se janë evakuuar disa ndërtesa në afërsi të Kapitolit.

Shoferi parkoi automjetin dhe i tha punonjësit të policisë se kishte një bombë, ndërsa mbante në duar një objekt, që dukej si telekomandë bombash, tha shefi i policisë së Kapitolit, J Thomas Manger në një konferencë shtypi.

“Negociatorët janë duke punuar shumë për të gjetur një zgjidhje paqësore,” tha ai. Disa anëtarëve të stafit në Capitol Hill fillimisht iu tha të qëndronin në vend dhe të strehoheshin në zyra.

Zbatimi i ligjit aktualisht nuk e konfirmon këtë informacion të fundit. Qytetarëve u kërkohet të shmangin zonën përreth Bibliotekës së Kongresit, e cila është përballë Kongresit, përballë një rruge dhe një parku.

Zona e Kapitolit po ruhet pas sulmit vdekjeprurës më 6 janar nga mbështetësit e Donald Trump.

Më 2 Prill, një oficer policie u vra dhe një tjetër u plagos, kur një i ri hodhi makinën e tij në një bllok në rrugë duke mbrojtur hyrjen para se të qëllohej për vdekje nga policia

Komento: