Alarm nga gripi, humbin jetën shumë persona – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Alarm nga gripi, humbin jetën shumë persona

20:21 | 04 Shkurt 2019

Duket se gripi ka alarmuar Rumaninë, pasi shtatëdhjetë e dy persona kanë humbur jetën.

Të dy personat nuk ishin të vaksinuar ndaj kësaj sëmundjeje dhe kishin probleme të tjera serioze të shëndetit.

Humbje të shumta për shkak të pasojave të gripit janë regjistruar gjithashtu në vende të tjera të Ballkanit, veçanërisht në Kroaci, ku në fund të janarit viktimat e regjistruara kanë qenë 45.

Raste vdekjesh nga gripi janë regjistruar edhe në Bosnje-Hercegovinë, në Malin e Zi dhe në Serbi.

Komento: