Alarm për bombë: Evakuohet shkolla

18:16 | 15 Dhjetor 2018

Një alarm i madh ka ardhur në një nga shkollat e Amerikës.

Objekti i shkollës fillore amerikane “Sandy Hook” është evakuuar pasi stafi e ka pranuar një kërcënim për bombë, pikërisht në përvjetorin e gjashtë të sulmit më të rëndë masiv në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sidoqoftë, Policia ka deklaruar se kërcënimi për bombë nuk ishte serioz.

Kërcënimi i paidentifikuar plotësisht u raportua nga policia lokale dhe Aleanca për Veprim “Neëton”.

Kërcënimi ishte pranuar në orën 9 të mëngjesit të së premtes. Policia ka thënë se ky kërcënim nuk është i ndërlidhur me kërcënimet me bomba, të cilat janë dërguar përmes e-mailit në shumë vende të Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së enjte.

Autoritetet kanë vlerësuar se kërcënimet e dërguara përmes e-mailit janë raportime të rrejshme për prani të bombave. Një organizatë, e cila përbëhet tërësisht nga vullnetarët, ka kërkuar në rrjetet sociale që shoqëria të jetë e bashkuar në shënimin e përvjetorit të tragjedisë së madhe të sulmit masiv që kishte ndodhur para gjashtë viteve.

Në dhjetor të vitit 2012 një sulmues kishte hyrë në shkollën “Sandy Hook” dhe i kishte vrarë 20 nxënës të moshës gjashtë dhe shtatë vjeçare si dhe gjashtë anëtarë të stafit të shkollës. Kjo shkollë shpesh ka qenë cak i përkrahësve të teorive konspirative djathtiste dhe aktivistëve për të drejtat e mbajtjes së armëve, shkruan “Independent”

Komento: