Alarm për bombë në xhaminë më të madhe në vend

15:44 | 09 Korrik 2019

Alarm për bombë në Gjermani.

Xhamia më e madhe e Gjermanisë, e vendosur në qytetin e Këlnit, u evakua pas një kërcënimi për bombë të dërguar me email.

Policia rrethoi zonën dhe bëri kontrollet e nevojshme në godinë. Xhamia drejtohet nga një grup islamik gjermano-turk. Zyrtarët e saj njoftuan se kërcënimi për bombë iu dërgua me email nga një grupim i së djathtës ekstreme.

Gjermania po përjeton një rritje të islamofobisë vitet e fundit për shkak të gjuhës së urrejtjes të përdorur nga partitë dhe lëvizjet ekstremiste. Ne Gjermani jetojnë 4.7 milionë myslimane.

Komento: