Alarmante: Edhe 30 të vdekur nga koronavirusi

16:33 | 28 April 2021

Edhe 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3034 teste të kryera janë regjistruar 447 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 620 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 151. 569 raste, prej të cilëve 131.530 janë shëruar, kurse 4.772 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht 15.267 raste aktive me virusin korona.

Komento: