Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në botë.
Numri i rasteve me koronavirusin e ri në botë ka kaluar 130000, prej të cilëve më shumë se 4900 kanë humbur jetën në 116 vende të botës.
Në total 131479 persona janë prekur dhe 4925 kanë humbur jetën..
Rritja ka ardhur si pasojë e kontaminimeve të reja në Itali, vendi i dytë më i prekur pas Kinës.
Sot, janë regjistruar 2651 raste të reja duke e çuar në 15113 numrin e personave të kontaminuar, mes të cilëve 1 016 të vdekur.