Alarmante, ja sa është shkalla e ndotjes se ajrit tani

18:28 | 15 Dhjetor 2019

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë e pashëndetshme në Prishtinë.

Ndotja e ajrit në Prishtinë tash e sa kohë vazhdon të jetë shqetësuese për kryeqytetasit.

Në bazë të matjes së fundit që është bërë nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, del të jetë se në ora 17:00, ndotja e ajrit ka qenë e pashëndetshme.

Matja tregon se ndotja e ajrit ka arritur shkallën 158.

Kjo matje llogaritet të jetë e pashëndetshme për të gjithë personat.

Këshillohet që të gjithë personat që kanë probleme të frymëmarrjes dhe fëmijët të mos ekspozohen në këtë ajër, pasi që kjo shkallë e ndotjes së ajrit mund të sjell efekte shumë të rënda shëndetësore.

Komento: