Alarmante: Konfirmohen 44 raste të reja të koronavirusit në Gjermani

11:14 | 04 March 2020

Konfirmohen 44 raste të reja të koronavirusit në Gjermani.

Instituti “Robert Koch” raportoi se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani ka shkuar në 240 nga 196 sa ishte në ditën paraprake.

Pesëmbëdhjeta nga gjashtëmbëdhjetë shtetet federale të Gjermanisë tashmë janë përfshirë nga koronavirusi. Sidoqoftë, shteti më i prekur është Rhine-Westphalia.

Gjermania nuk ka raportuar për ndonjë vdekje nga koronavirusi deri më tash, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Virusi Covid-19 është përhapur edhe në vendet e tjera të Evropës. Shteti më i goditur është Italia, sidomos pjesa veriore e saj.

Ndërkohë Banka Botërore është zotuar se do t’i dhurojë 12 miliardë dollarë për vendet në zhvillim që të luftohet ndikimi negativ i koronavirusit në ekonomi.

Komento: