Alarmante: Koronavirusi mbërrin edhe në këtë shtetë evropian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Alarmante: Koronavirusi mbërrin edhe në këtë shtetë evropian

22:11 | 26 Shkurt 2020

Koronavirusi mbërrin edhe në Norvegji.

Agjencia e shëndetit publik e Norvegjisë ka konfirmuar të mërkurën se një person ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Informatën e ka dhënë agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Personi i infektuar me koronavirus, i njohur me emrin Covid-19 tashmë, po mbahet i izoluar në shtëpinë e tij, pasi është kthyer nga Kina, javën e kaluar, kanë thënë autoritetet norvegjeze.

Personi, gjinia e të cilit nuk është bërë e ditur, nuk ka shfaqur simptoma të virusit fillimisht, dhe ishte vlerësuar se nuk përbënte rrezik për infektimin e të tjerëve, ka bërë të ditur agjencia norvegjeze e shëndetit publik.

Komento: