Coronavirusi merr 3 mijë jetë anembanë botës.
Numri i të vdekurve nga Coronavirusi në mbarë botës ka kaluar mbi 3 mijë.
Kina ka njoftuar sot për 42 raste të reja të vdekjeve, shkruan BBC.
Më shumë se 90 përqind e të vdekurve janë nga Hubei, krahina kineze ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Të vdekur ka pasur edhe në dhjetë vende tjera, ku mbi 50 janë në Irani dhe mbi 30 të tjera në Itali.
Në gjithë botën është njoftuar se janë mbi 90 mijë veta të prekur nga ky virus, ku numri i tyre më me shpejtësi është rritur jashtë Kinës.