Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë
Me uljen e temperaturave është rritur ndotja e ajrit në Prishtinë.
Në bazë të matjeve të fundit që janë bërë nga Matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në ora 19:00 ndotja e ajrit ka arritur 170 AQI, shkruan lajmi.net.
Kjo ndotje është e pashëndetshme.
Madje ambasada ka bërë të ditur se jo vetëm të prekurit nga astma, por të gjithë qytetarët mund të kenë probleme shëndetësore nëse ekspozohen në natyrë në këtë shkallë të ndotjes së ajrit.
Po ashtu, kërkohet që fëmijët dhe personat që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes assesi nuk duhet të dalin në natyrë.