Alarmante, mbi 900 të vdekur nga Covid-19 brenda ditës në këtë shtet

23:50 | 14 Nëntor 2020

Brazili regjistron mbi 900 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Shteti i Brazilit ka regjistruar 921 vdekje si shkak i koronavirusit në 24 orët e fundit. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka bërë me dije se janë 38 mijë e 307 raste të reja te infektimit me COVID-19.

Brazili është ndër vendet me më së shumti viktima dhe të infektuar nga koronavirusi, raporton KOHA. Në total ka mbi pesë milionë të infektuar, 165 mijë të vdekur dhe mbi pesë milionë pacientë të shëruar.

Komento: