
Mbushet me pacientë Klinika Infektive, shumica të pavaksinuar.
Kosova të martën ka shënuar rekord të zi sa i përket rasteve me COVID-19.
1765 raste të reja dhe pesë vdekje u lajmëruan nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Kjo rritje e rasteve të të prekurve me virus e ka mbushur përplot me pacientë Klinikën Infektive dhe shumica prej të shtrirëve në Infektivë janë të pavaksinuar.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në nivel vendi janë të hospitalizuar 466 qytetarë, derisa 349 prej tyre në oksigjenoterapi.
Në këso rrethana është rritur dhe kërkesa për plazmat e gjakut.