Temperaturat e larta kanë kapluar Evropën.
Evropa mund të jetë duke u përballur me një nga vitet e saj më të vështira kur bëhet fjalë për thatësirën, një mot jashtëzakonisht i thatë që po godet disa vende mesdhetare, përcjell albinfo.ch.
Ky është paralajmërimi nga Komisioneri i BE-së, Maroš Šefčovich, i cili u tha ligjvënësve të enjten se “thatësira aktuale në Evropë mund të bëhet më e keqja që ka ekzistuar ndonjëherë”.
Tashmë kushtet e zgjatura të thatësirës kanë goditur disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Greqinë dhe Italinë, duke rritur shqetësimin në gjithë Evropën për muajt në vijim.
Muajin e kaluar u raportua se një valë jashtëzakonisht e shpejtë e të nxehtit në Francë dhe Spanjë mund të rrezikonte të korrat e grurit, pasi vjen pas një pranvere të thatë.