Alarmante: Rreth 2 mijë e 500 të vdekur në aksidente trafiku që nga paslufta në Kosovë

10:34 | 15 November 2019

Shifra alarmante: 2 mijë e 500 të vdekur në aksidente trafiku që nga paslufta në Kosovë.

Policia e Kosovës, në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor 17 nëntori , në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, sot organizojnë tryezë për shënimin e kësaj dite.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës bashkërisht me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës ka marrë iniciativën për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik”, duke organizuar kështu fushata vetëdijësuese për të rinjtë, respektivisht studentët e universiteteve publike në Republikën e Kosovës.

Fejzullah Mustafa, nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), tha se në shërbim të kësaj dite kanë organizuar aktivitetet që kanë qëllim që të rritet vetëdijësuese për të rinjtë.

“Kemi pasur ligjërata në disa nga universitetet në Kosovë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij faktori për aksidentet në trafik është vet njeriu.

“Kosova është në gjendje të mesme sa i përket aksidenteve, gjendja ekonomike e bën të veten. Një problem tjetër është përdorimi i telefonit mobil dhe mos përdorimi i rripit të sigurisë, nëse do të përdoret do t kishim 30 % më pak më aksidentet, edhe telefoni mobil nëse nuk do të përdorej do të kishim më pak aksidente. Nëse krahasohet më kohën e pas luftës, sot kemi më shumë automjete”, deklaroi ai.

Numri më i madhe i aksidenteve është muaji korrik. “Në korrik ka më shumë qarkullim, edhe ardhja e mërgimtarëve ndikon në rritjen e numrit të aksidenteve”, tha ai. Sipas tij më shumë aksidentet ka në rrugët nacionale dhe rajonale, kurse në qytete më shumë më këmbësor.

Mazreku: Askush të mos jetë pjesë e statistikave

Kurse drejtori Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, bëri me dije se kanë qenë pjesë e aktiviteteve së bashku Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

“Motoja e kësaj fushate është “Jeta nuk është pjesë e veturës”. Kjo moto është globale dhe është në tri gjuhë në Kosovë. Ne kemi bërë disa prezantime nëpër universitetet. Ne si shoqatë jemi të fokusuar për statistika dhe dëmet. Që nga pas lufta kanë vdekur mbi 2500 persona nga aksidentet në trafik dhe ky është një numër alarmant. Jemi dakorduar Ne do të jemi pjesë jo vetëm këtë vit, por do të jemi edhe pjesë e aktiviteteve të tjera, dhe askush të mos jetë pjesë e statistikave. Këto aktivitete do të jenë edhe në vitin tjerë, së bashku me akterë të tjerë si Kolegjin Tempulli, AMRKS “, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij qëllimi është që të rritet vetëdijesimi për uljen e aksidenteve në trafik. Mazreku bëri me diej se mbi 15 mije aksidente. “Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me policinë e Kosovës, për të ulur aksidentet duhet të fillojmë, nga patentë shoferi, rruga e vetëdijësimi”, tha ai.

Ai tha se edhe vendosja e kamera në Prishtinë, do të ul aksidentet. Për veturat e pa siguruara, Mazreku tha se ato shkaktojnë shumë rrezik në trafik. “Tani në Kosovë janë mbi 110 mijë vetura të pa siguruara, këto janë rrezik dhe ky numër mund të jetë rritur. Nëse dojmë të jemi pjesë e organizatave të jashtm,e duhet të ulim numrin e veturave të pa siguruara”, tha ai.

Komento: