Alarmante: Rreth 420 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me Koronavirus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Alarmante: Rreth 420 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me Koronavirus

09:43 | 13 Korrik 2020

Sadiku: Rreth 420 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me Covid-19.

Infektologu Izet Sadiku ka folur për situatën epidemiologjike në Kosovë, duke thënë se sipas rekomandimeve të ekspertëve do të përballemi së paku edhe 6 muaj.

Sadiku në një intervistë në RTV21 ka thënë se kapacitetet e spitaleve publike pothuajse janë mbushur pasi po trajtohen mbi 300 pacientë prej të cilëve mbi 170 janë me oksigjenoterapi.

Infektologu theksoi se edhe numri i madh i të infektuarve të punëtorëve shëndetësor po e rëndon situatën. Ai tha se rreth 420 punëtorë shëndetësor janë të infektuar me Covid-19.

Izet Sadiku duke bërë thirrje që të respektohen masat parandaluese deri sa të zbulohet një vaksinë kundër Covid-19, u shpreh se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin së paku edhe për 6 muaj, pasi që sipas tij edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk premton që kjo situatë do të kalojë shpejtë, pa u zbuluar vaksina.

Komento: