Alarmante! Rritet numri i rasteve të prekura nga fruthi

19:54 | 15 Prill 2019

Duket se po vazhdon të rritet edhe më tej numri i të prekurve nga fruthi.

Rastet e prekjes nga fruthi në botë janë rritur me 300% gjatë tre muajve të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njoftoi sot OBSH-ja, duke treguar se në Afrikë rritja ka arritur nivelin e 700%.

Deri në vitin 2016, kjo sëmundje ishte në rënie.

“Deri tani, në 2019, 170 vende kanë sinjalizuar 112 163 raste me fruth në OBSH. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kishte 28 124 raste me fruth në 163 vende. Kjo përfaqëson një rritje me 300% në nivel botëror”, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë në një komunikatë.

Komento: