Shkon në 3 numri i viktimave nga virusi në Itali.
Koronavirusi është përhapur tashmë edhe në Itali, shtet ku numri i viktimave ka shkuar në tre.
Zyrtarët italianë nuk kanë lejuar zhvillimin e Karnavaleve të Venecias, kurse po përpiqen që të kontrollojnë një nga viruset më të rrezikshme në mbarë Europën. Autoritetet në rajonin e Venetos thanë se kanë marrë masa rigoroze për rastin, shkruajnë mediat italiane.
Italia ka deri tani numrin më të lartë të të prekurve nga koronavirusi me 150 vetë, nga të cilët 3 kanë ndërruar jetë. Italia ka vendosur kufizime të rrepta të karantinës në dy rajone, në “pikat e nxehta” në Milano dhe Venecia.
Në këto dy rajone janë pezulluar edhe meshat në kisha, ndërsa në Milano ndalohet hyrja në pub-e dhe diskoteka pas orës 18:00.
Në dy qytete italiane nuk mund të hyhet dot pa marrë leje speciale.
Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli.