Alarmante: Sërish rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë

14:51 | 23 Janar 2022

Një i vdekur dhe 2.957 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2957 raste të reja me koronavirus nga testimi i 11.913 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 24.82 për qind.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga COVID-19.

Ndërkohë janë shëruar 458 qytetarë. Numri i rasteve aktive ka arritur në 17.743.

Komento: