Alarmante, shkon në 827 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali

21:35 | 11 March 2020

Ka shkuar në 827 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali.

Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 827, ndërsa të infektuar janë shënuar 10,590 raste.

Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Mbrojtjes Civile dhe Komisioneri i Urgjencës, Angelo Borelli të mërkurën në një konferencë për shtyp.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i viktimave për një ditë është rritur për 196, ndërsa i të prekurve në 2,076.

Thuhet se 1,045 persona janë shëruar, 41 më shumë që nga dita e djeshme.

Kujtojmë se Italia është vendi me më së shumti të prekur në Evropë, ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur coronavirusin pandemi globale.

Komento: