Alarmi: Gjashtë deri 12 javët e ardhshme më të errëtat që nga fillimi i pandemisë

11:12 | 19 October 2020

Gjashtë deri 12 javët e ardhshme më të errëtat që nga fillimi i pandemisë.

Eksperti i sëmundjeve infektive paralajmëron se 6 deri në 12 javët e ardhshme do të jenë “më të errëtat sa i përket pandemisë”.Këto komente, Micheal Osterholm i ka bërë teksa ka folur për imunitetin e tufës.

Osterholm është drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës.

Ai foli përsëri kundër idesë së imunitetit të tufës, e cila thuhet se ishte propozuar nga këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Scott Atlas.Ai dha një prognozë të errët për amerikanët që deri më tani kanë 8.1 milionë të infektuar dhe 219.000 raste të vdekjes.“Vaksinat nuk do të bëhen të disponueshme në asnjë mënyrë deri në fillim të tremujorit të tretë të vitit të ardhshëm. Dhe edhe atëherë, rreth gjysma e popullsisë amerikane në këtë pikë është skeptike për të marrë vaksinën”, ka thënë ai.

“Njerëzit nuk dinë çfarë të besojnë, dhe kjo është një nga sfidat tona të mëdha”, thotë ai, duke shtuar se SHBA ka nevojë për një plan afatgjatë.

Komento: