Alarmi i dytë për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se rasti po trajtohet nga njësitet kompetente.