Janë alarmuar banorët e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.
Një mjet i dyshimtë është hasur në lagjen “Arbëria” dhe banorët janë alarmuar.
Menjëherë pas lajmërimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e nevojshëm të vendit.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Është raportuar për një mjet të dyshimtë, Policia ka bërë sigurimin e nevojshëm të vendit dhe janë njoftuar njësitet kompetente përfshirë edhe FSK-në për veprime të mëtejme”, tha Hoxha për lajmi.net.
Nuk dihet ende nëse është larguar mjeti i dyshimtë nga zona.