Alarmohet Evropa, regjistrohet rasti i parë i variantit “më të rrezikshëm” të COVID-19

14:58 | 26 Nëntor 2021

Evropa është alarmuar të premten, pasi është regjistruar rasti i parë i variantit të ri të koronavirusit, që fillimisht është identifikuar në Afrikën e Jugut.

Belgjika është shteti që ka konfirmuar rastin e parë të variantit B.1.1.529 që po konsiderohet më i rrezikshëm se variantet paraprake. Lajmi është konfirmuar nga eksperti shëndetësor belg Marc Van Ranst. Besohet se bëhet fjalë për një person që ka shkuar nga Egjipti në Belgjikë.

Varianti i ri besohet se u reziston vaksinave dhe është shumë më shumë i transmetueshëm. Evropa, që është në alarm edhe nga rritja e rasteve me variantet tjera, ka kërkuar mbylljen e kufijve dhe të mos lejohen udhëtarët nga Afrika.

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë janë mbledhur në Afrikën e Jugut për të diskutuar për variantin e ri që është përshkruar nga shkencëtarët si “më i keqi që është parë deri tash”.

Komento: