Alarmohet Gjermania, dyfishohen rastet me koronavirus- varianti delta shkaktar i gjendjes

21:02 | 29 June 2021

Janë dyfishuar rastet me COVID në Gjermani, varianti delta shkaktar i gjendjes.

Varianti delta po përhapet në Gjermani dhe besohet se përfaqëson më shumë se 50% të rasteve aktive.

Rastet e variantit më infektues delta të koronavirusit janë dyfishuar javën e kaluar në Gjermani dhe ka të ngjarë të rriten më tej në ditët në vijim, shkruan DW përcjell Gazeta Shneta.

Sekretari dhe Inspektorati Shëndetësor vizitë në Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri
Varianti delta përbënte rreth 36% të rasteve në javën e 15-20 qershorit, 15% më shumë se një javë më parë, tha Lothar Wieler, president i Institutit Robert Koch (RKI). Ai u tha zyrtarëve se varianti tashmë përfaqëson më shumë se 50% të rasteve të regjistruara.

“Injorimi i variantit delta do të ishte një gabim serioz,” u tha gazetarëve, udhëheqësi i vendit bavarez, Markus Söder.

Numri i rasteve në Gjermani u rrit me 404 raste të reja të hënën në 3,727,333 në total. Numri i të vdekurve u rrit me 57 raste në total 90,819, sipas të dhënave nga Insituti i Robert Koch.

Komento: