Alarmohet Juventusi, po i marrin nga duart yllin 100 milionësh

22:27 | 18 Maj 2019

Tanguy Ndombele, është një nga talentet më të ndritshme në futbollin evropian në këtë moment dhe ka shfaqje për Lyon këtë sezon kanë tërhequr shumë vëmendje nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas L’Equipe, PSG duket se është kanditati më serioz dhe është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit një kontratë, me Parisianët që tashmë kanë kontaktuar Lyon me një çmim potencial, i cili mund të arrijë 100 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, PSG kanë pretendentë serioz në garën për mesfushorin francez. Juventusi është në kontakt të vazhdueshëm me agjentët e lojtarit, ndërsa Manchester United është gjithashtu i interesuar në rastin kur Paul Pogba lë Old Trafford këtë verë./ORAinfo/

Komento: