Alarmohet Kina pas rasteve të reja me koronavirus, gjysmë milion njerëz izolohen përsëri në Pekin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Alarmohet Kina pas rasteve të reja me koronavirus, gjysmë milion njerëz izolohen përsëri në Pekin

18:58 | 28 Qershor 2020

Gjysmë milion njerëz izolohen përsëri në Pekin.

Rastet më të fundit të COVID-19 kanë detyruar autoritetet kineze të vendosin përsëri një izolim të rreptë, në një provincë pranë kryeqytetit kinez, Pekin.

Zyrtarët paralajmërojnë se shpërthimi i koronavirusit mbetet “i rëndë dhe i komplikuar”.

Zyrtarët kinezë të shëndetit thanë të dielën se qarku Anxin – rreth 150 kilometra (90 milje) nga Pekini – do të “mbyllet plotësisht dhe do të monitorohet rreptësisht”, njëlloj siç u vendos Ëuhan në fillim të këtij viti, pas shpërthimit të pandemisë.

“Vetëm një person nga secila familje do të lejohet të dalë një herë në ditë për të blerë gjërat e nevojshme si ushqim dhe ilaçe”, thanë ekspertët e shëndetit për parandalimin e epidemisë së qarkut gjatë një deklarate për shtyp.

Kjo masë vjen pasi 14 raste të tjera të virusit u raportuan në 24 orët e kaluara në Pekin.

Dukej sikur Kina e kishte sjellë kryesisht virusin nën kontroll, por qindra janë infektuar në Pekin, dhe raste të reja janë shfaqur në provincën fqinje Hebei, javët e fundit.

Përhapja e tanishme, u zbulua për herë të parë në mes të qershorit, dhe është gjurmuar në tregun ushqimor me shumicë Xinfadi të Pekinit, i cili furnizon pjesën më të madhe të produkteve të freskëta të qytetit, duke ngjallur shqetësime për sigurinë e zinxhirit të furnizimit me ushqime.

Gati një e treta e rasteve deri më tani, kanë qenë të lidhura me një sektor të veçantë të këtij tregu, ku shitej mish viçi dhe deleje, punëtorët e të cilit janë karantinuar për një muaj, njoftuan këtë të diel zyrtarët e qytetit.

Rastet e reja në Pekin kanë nxitur frikën e një rikthimi të virusit në Kinë.

Zyrtari i qytetit të Pekinit Xu Hejian u tha gazetarëve se “situata epidemike në kryeqytet është e rëndë dhe e komplikuar”, duke paralajmëruar se qyteti kishte nevojë për të vazhduar gjurmimin e përhapjes së virusit.

Kryeqyteti ka testuar në masë punonjës të tregjeve me shumicë, punëtorë restorantesh, banorë të lagjeve me rrezik të mesëm, dhe të lartë, dhe korrierë të shpërndarjes së ushqimeve, gjatë dy javëve të fundit.

Zyrtarët e Pekinit gjithashtu kanë mbyllur shkollat, gjithashtu kanë izoluar disa lagje.

Kushdo që largohet nga Pekini kërkohet të ketë një rezultat negativ të testit të virusit, në 7 ditët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të COVID-19 në Kinë aktualisht është 84,743, me 4,641 vdekje ndërsa 79.591 njerëz janë shëruar nga koronavirusi.

Komento: