
Duket se skuadra e Liveroolit është alarmuar nga deklarata e fundit të Pochettinos.
Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka folur për të rejat e fundit rreth gjendjes fizike të Harry Kane, para finales së Ligës së Kampionëve.
Tottenham dhe Liverpool do të përballen me njëra tjetrën në finalen e Ligës së Kampionëve, më 1 qershor.
Para kësaj ndeshje, skuadra e Tottenham nuk e di akoma nëse mund të llogarisin në sulmuesin kryesorë të skuadrës, Harry Kane, i cili kishte pësuar një dëmtim në çerekfinale të LK, kundër Manchester City.
Por, së fundmi, trajneri argjentinas, Pochettino, ka dhënë disa lajme që duken të jenë pozitive për tifozët e Spurs.
“Mendoj se Harry Kane është në javët e fundit të rikuperimit. Ka filluar të punojë me grupin” ka thënë fillimisht trajneri i Tottenham.
“Shumë pozitive – situata me të. Ne kemi një javë përpara që të shohim se si ai po ecën. Është e rëndësishme që ai të ndihet mirë dhe pozitiv” ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.
“Do të shohim çfarë ndodh. Nuk mund të them se ai do të jetë 100% i gatshëm ose nëse do të startojë, apo do të jetë në bankë ose jashtë skuadrës.”
“Por, progres i mirë, sikur Ëinks, Vertonghen dhe Davinson Sanchez” ka thënë ndër të tjerash argjentinasi.
Kujtojmë se Kane është përfshirë edhe në listën e skuadrës kombëtare, për finalet e Ligës së Kombeve, ku Anglia përballet me Holandën, më 6 qershor.