Alarmohet Qeveria Haradinaj, edhe një Sindikatë paralajmëron hyrjen në grevë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Alarmohet Qeveria Haradinaj, edhe një Sindikatë paralajmëron hyrjen në grevë

18:24 | 21 Janar 2019

Janari po përcjellet me greva të mëdha në Kosovë.

Sindikata e Shërbimit Civil pas një ultimatumi që i dhënë Qeverisë së Kosovës lidhur me koeficientin e përcaktuar në Projektligjin për Paga, ka kërkuar nga shërbyesit civilë në nivelin lokal dhe qendror që të kenë durimin deri në marrjen e ofertës me shkrim e që do të jetë ditën e mërkurë.

Sipas sindikatës, dy kryesitë qendrore pas takimit të mbajtur sot me koordinatorin nacional për reformë në administratën shtetërore, Besnik Tahiri, kërkojnë nga shërbyesit civilë në nivelin lokal dhe qendror që të kenë durimin deri në marrjen e ofertës me shkrim e që do të jetë ditën e mërkurë për të cilën do të njoftoheni me kohë.

“Pas një ultimatumi të dy kryesive qendrore mbi detyrimin e aplikimit të masave sindikale në të gjitha nivelet e administratës publike të Kosovës për shkak të diskriminimit në koeficient të përcaktuar në shtojcën 1 të projektligjit mbi pagat i cili bie ndesh me parimet themelore të pagës së përcaktuar në nenin 3 të projektligjit. Duke e parë si shumë të arsyeshme kërkesën e sindikatave që të ketë barazi në paga për të gjithë shërbyesit publikë të Kosovës, koordinatori nacional kërkoi nga ne mirëkuptimin që deri të mërkurën të presim dhe të mos ndërmarrim masat sindikale në mënyrë që të përgatitet oferta me shkrim nga ana e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Komento: