Alarmohet Shqipëria, ja çfarë moti po e pret

19:24 | 17 December 2018

Reshjet e shiut dhe borës po vazhdojnë në gjithë Shqipërinë.

Në ditet ne vijim moti do jete me shtim të reshjeve dhe ulje temperaturash, sidomos në zonat malore.
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, ka kërkuar nga prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit dhe institucionet qëndrore në nivel rajonal dhe vendor, të marrin masa urgjente sipas fushës së pergjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

Ministria thotë se prefektët e qarqeve nëpërmjet strukturave të emergjencave civile pranë administratës së tyre të komunikojnë me subjektet kontraktore që këto të venë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore dhe teknike dhe sasitë e mjaftueshme të kripës, dhe të skorieve etj., për të ndërhyrë në pastrimin e rrugëve nga dëbora, eleminimin e ngricave në rrugë, pastrimin e rrugëve nga inertet dhe gurët që mund të bien në rrugë, etj.

Gjithashtu, prefektët e qarqeve kërkohet të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë së Shtetit, ARRSH, OSHEE, për të pasur një menaxhim dhe qarkullim normal të automjeteve në akset rrugore, veçanërisht të atyre që kryejnë transportin e nxënësve dhe mësuesëve për në shkolla dhe anasjelltas, si dhe të punohet për eleminimin në kohë të defekteve në furnizimin me energji elektrike të komunitetit, objekteve social-kulturore, spitaleve, hidrovorëve, etj, për të përballuar sa më mirë situatën që mund të krijohet nga reshjet, ngricat, etj.

Strukturat e emergjencave civile pranë Administratës së Prefektit, si dhe pranë bashkive kërkohet të rrisin angazhimin e tyre maksimal, për zbatimin e detyrave, me qëllim që të shmangen pasojat negative të padëshiruara për komunitetin dhe mjedisin.

Komento: