Ekspertët në Gjermani: Jemi në fillim të valës së tretë.
Infektimet e reja në Gjermani janë rritur shpejt gjatë 24 orëve të fundit me 14,356 raste të raportuara, një nivel ky që nuk është parë që nga 4 shkurti.
“Në Evropë, ne duhet të shqetësohemi”, tha shefi i Agjencisë së Kontrollit të Sëmundjeve, Robert Wieler.
“Ne mund të jemi në fillim të valës së tretë”, tha ai.
Gjermania nisi zbutjen graduale të izolimit të pjesshëm nga fundi i shkurtit duke lejuar fillimisht nxënësit të ktheheshin në shkolla ndërsa këtë javë lejoji të rihapen disa dyqane.
Zbutja e masave erdhi si një çlirim për një popullatë të lodhur me izolimet që nisën në nëntor me mbylljen e aktiviteteve argëtuese, kulturore dhe sportive.
Shkollat dhe shumë dyqane u mbyllën në mes të dhjetorit.
Por epidemiologët thonë se variantet më infektuese të virusit si edhe rritja e nivelit të infektimit në vendet fqinje të Gjermanisë, si psh republika Çeke apo Polonia, kanë ndikuar jo pak dhe ata kanë përsëritur në vazhdimësi paralajmërimet për mos zbutjen e parakohshme të masave.
Në të njëjtën kohë ndërkohë, zyrtarët thonë se ka sinjale inkurajuese që tregojnë se fushata e vaksinimit po jep rezultate.
Gjermania është fokusuar tek vaksinimi i popullatës më të moshuar por kritika ka patur për ritmin e ngadaltë të procesit.