Të mbijetuarit e koronavirusit mund ta humbin dëgjimin, nuhatjen dhe shijen, kështu kanë paralajmëruar mjekët.
Ekspertët nga Universiteti i Mançesterit thanë se disa njerëz kanë raportuar se kanë patur dëgjim të dobët pasi ishin prekur nga virusi.
Të tjerë janë shprehur se kanë patur si tringëllima në vesh. Kjo vjen pasi humbja e shijes dhe nuhatjes u shtuan në listën zyrtare të simptomave të koronavirusit.
Ndërkohë studimi i Universitetit të Mançesterit anketoi 121 të rritur të pranuar në Spitalin Wythenshawe.
Më pas këta persona u morën në pyetje në lidhje me simptomat e tyre të vazhdueshme gjatë një periudhe tetë javore pasi u larguan nga spitali.
Tetë njerëz raportuan për një përkeqësim të dëgjimit të tyre dhe tetë të tjerë thanë se kishin zhurma në veshë.
Kevin Munro, profesor i Audiologjisë në Universitetin e Mançesterit tha: “Tashmë ne e dimë se viruset si fruthi, shytat dhe meningjiti mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit dhe koronavirusi mund të dëmtojë nervat që bartin informacione nga truri.
Është e mundur, në teori, që Covid-19 mund të shkaktojë probleme me pjesë të sistemit të dëgjimit, përfshirë veshin e mesëm”.