Shkencëtarët kanë thënë se do të ketë edhe pandemi të tjera dhe se koronavirusi është vetëm fillimi.
Shkencëtarët paralajmërojnë se koronavirusi është vetëm fillimi, duke thënë se njerëzit duhet të përgatiten për pandeminë e radhës. Sipas tyre, rritja e popullsisë së botës po na afron me kafshët e egra dhe kjo gjë na ekspozon ndaj viruseve të reja.
Fushata për Natyrën e National Geographic thotë se do të ketë viruse të reja si COVID-19 për shkak të shpyllëzimit dhe përdorimit të kafshëve të egra si ushqim.
Enric Sala, një ekologjist ujor, thekson se nuk duhet ta injorojmë më lidhjen mes sëmundjeve infektive dhe natyrës.
Ndërkohë, Dr. Samuel Myers, nga “Planetary Health Alliance” thotë për “Independent”: “Ajo që dimë është se kafshët janë një rezervat i madh me patogjenë, me shumë prej të cilëve nuk jemi ekspozuar ndonjëherë. Nëse afrohemi pranë tyre, ka shumë viruse të veçanta që mund të prekin njerëzit njësoj siç bëri COVID-19. Jam i sigurtë se do të kemi shumë viruse si ky që po kalojmë nëse vazhdojmë të shkatërrojmë botën”.