Alarmon Blinken: Rusia po përgatit një skenar të tmerrshëm për Kievin

23:17 | 24 February 2022

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një skenar të tmerrshëm për Ukrainën.

Në një takim special të OSCE-së, Blinken ka njoftuar detaje për planin rus, raporton CNN.

Ai ka thënë se Rusia ka plan që ta rrethojë dhe kërcënojë Kievin dhe se beson qe Moska ka zhvilluar plane për të ndërmarrë veprime të ashpra, duke përfshirë abuzimin e të drejtave të njeriut, e ndoshta edhe më keq, në popullin ukrainas.

Veprimet e Rusisë janë një përpjekje kundër demokraicsë dhe të drejtave të njeriut. Rusia ka insistuar me muaj se nuk po përgatitet për pushtim, përderisa po bënte plane për një sulm gjakftohtë, të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Blinken.

Komento: