Alarmon Blinken thotë se Putini “do të hapë kutinë e Pandorës” për të gjithë botën

20:31 | 04 Mars 2022

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon.

Sekretari Amerikan i Shtetit ka folur nga Brukseli, ku tha se “rreziqet këtu janë shumë reale”, duke folur rreth agresionit rus në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, Antony Blinken tha se parimet e demokracisë dhe sovranitetit të vendeve paqësore tani janë “nën sulm” pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Nëse lejojmë që ato parime të shkelen pa u ndëshkuar, atëherë ne do të hapim një kuti të Pandorës në çdo cep të botës që kjo të ndodhë përsëri dhe përsëri dhe përsëri”, tha ai, shkruan Sky News.

Ai paralajmëroi gjithashtu se paqja dhe siguria “do të zhduken” nëse nuk ndërmerren veprime.Blinken vlerësoi ato që ai i quajti veprimet e shpejta të Bashkimit Evropian, duke thënë se solidariteti i vendeve perëndimore duhet të vazhdojë derisa lufta të ndalojë.

“Ne jemi përballur së bashku me atë që është lufta e zgjedhur e presidentit Putin, një luftë që ishte e paprovokuar dhe që ka pasoja të tmerrshme për njerëzit, për nënat, baballarët, për fëmijët”, tha Blinken. “Ne i shohim imazhet në TV dhe ai duhet të ndalet. Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndalur atë”

Komento: