Alarmon Franca, zbulohet një virus i ri në Francë me teknikën që u zbulua koronavirusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Alarmon Franca, zbulohet një virus i ri në Francë me teknikën që u zbulua koronavirusi

18:49 | 29 Qershor 2020

Zbulohet një virus i ri në Francë, me teknikën që u zbulua koronavirusi

Shkencëtarët francezë kanë zbuluar një virus të ri duke përdorur të njëjtën teknikë që identifikoi koronavirusin.

Një grua 58-vjeçare nga Parisi, e cila vdiq nga encefaliti në një spital në periferinë e Créteil, u zbulua se kishte virusin e ri në vitin 2019, raportoi të martën Agence France-Presse.
Ajo u zbulua me një teknikë të njohur si metagjenomë – të cilën studiuesit kinezë e përdorën për të identifikuar virusin COVID-19 kur u shfaq për herë të parë në Ëuhan, vitin e kaluar.

Por shkencëtarët francezë thanë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se virusi i ri – i quajtur “virusi Cristoli” – do të çojë në një krizë të ngjashme si koronavirusi.

Dhe përtej metodës së zbulimit, ata thanë se ka pak lidhje të virusit Cristoli me koronavirusin që shkakton COVID-19.

“Mënyra e transmetimit të kësaj sëmundjeje nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin. Koronavirusin ka një transmetim të drejtpërdrejtë nga njeriu në njeri me spërkla dhe për këtë arsye ka një mundësi të lartë përhapjeje epidemike,” -tha profesori Jean-Michel Paëlotsky, drejtues i biologjisë mjekësore në Spitalin Henri-Mondor, ku u bë zbulimi.

Shkencëtarët dyshojnë se gruaja e mori virusin e ri përmes një insekti, por ata nuk kanë ende asnjë provë për këtë.

“Ne kemi të bëjmë me diçka shumë të ndryshme dhe, sinqerisht, ne nuk e dimë sot se si e mori kjo pacientë këtë sëmundje, si e kapi atë virus”, -tha Paëlotsky.

Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se virusi i ri është një lloj ortobunyavirus, një familje e patogjenëve që përhapet zakonisht nga mushkonjat.

Është gjithashtu e paqartë se sa virusi kontribuoi në vdekjen e pacientes, pasi ajo ishte imunokompromizuar dhe vuante nga sëmundje të tjera, thanë studiuesit.

“Për momentin, ne kemi vetëm një rast për të përshkruar. Natyrisht, nëse raste të tjera diagnostikohen në të ardhmen, ne do të jemi në gjendje të kemi një ide pak më të saktë të figurës klinike të lidhur me këtë sëmundje”, -tha Paëlotsky.

Megjithatë, zbulimi i virusit Cristoli aq shpejt pas koronavirusit është një shenjë e përmirësimit të metodave të zbulimit – të cilat mund të çojnë në një numër në rritje të patogjenëve të rinj që gjenden në të ardhmen, thanë shkencëtarët.

“Nuk është shqetësues fakti që kemi viruse të reja, sepse kjo është historia e jetës në përgjithësi,” -tha për AFP, Dr. Christophe Rodriguez, nga departamenti i virologjisë në spital.

“Ne kemi pasur gjithmonë mikroorganizma të rinj dhe viruse të reja. Thjesht vitet e kaluara ne nuk ishim në gjendje t’i zbulonim ato. I gjithë qëllimi i të qenit në gjendje t’i zbulojmë tani, është të mund t’i parandalojmë dhe gjithashtu të hartojmë programe për t’i trajtuar më vonë.”

Komento: