Tragjedia nga tërmetet që ndodhën më 26 nëntor në Shqipëri, ka bërë që të mobilizohen grupe të shumta vullnetarësh për tu dalë në ndihmë viktimave të prekura.
Grupe të shumta nga Kosova u nisën në mënyrë të organizuar drejt Shqipërisë për të dërguar ndihma me pako ushqimore, veshmbathje e shumëçka tjetër, shkruan Periskopi.
Së fundmi janë bërë disa denoncime se në depot e mbushura me ndihma, njerëz të pandërgjegjshëm po vjedhin ndihmat ndërsa ka edhe prej tyre që thonë se ndihmat po mbahen të mbyllura në depo dhe nuk po iu shpërndahen personave të prekur nga tërmeti.
Jeta Berisha, e cila thotë se ka qënë në vendin e ngjarjes ku po ndihmojnë të prekurit nga tragjedia, bën apel për koordinim të personave për të shpërndarë ndihmat.
Tutje, ajo thekson se shumë nga ushqimet janë prishur duke qëndruar në depo dhe se duhet bërë presion që t’i hapin dyert e magazinave për t’i shpërndarë ndihmat.
Reagimi i plotë:
Tung,
Tash e kthyer nga terreni i Shqiperise, po ndaj disa informacione baze.
Ka mjaftueshem ushqime dhe rroba, ka mungese te tendave, ilaçeve dhe koordinimit.
Ne doni te koordinoheni, ka ekipe vullnetaresh dhe aktivistesh te cilet nuk jane aty ne emer te institucioneve dhe qe po e bejne gjithe punen e rendesishme. Ne doni kontakte nga ta me shkruani.
Mos dergoni me ushqime sepse jane duke u prishe neper depo te mbyllura dhe ta pa sistemuara. Gjate dites kemi pastruar nje qender dhe kemi hedhe 4 pako te medha mish te prishur dhe dhjetra litra produkte qumeshti.
Eshte e vertete qe ndihmat nuk po shperndahen tek qytetaret, nuk ka ekipe koordinimi dhe institucionet nuk po japin hapesire. Eshte e vertete se ka nevoje per ndihma, por ka kaq shume ndihma atje qe munden me u ofru ne te gjitha qytetet e prekura.
Gjeja me e mire qe mund te bejme eshte presion per t’u hapur dyert e magazinave dhe te behen grupe mobile me te medha ne terren.
Njeheresh, le te mundohemi mos me koncentru energjine ne ato plaçkat e vogla. Gjithcka qe po ndodhe eshte per shkak te nevojes per te siguru ditet e ardhme.